Presidenti i republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ditën e sotme në një intervistë për VOA u pyet përse ai nuk e vizitoi Finiqin gjatë turit të tij në jug të vendit. Begaj u shpreh se respekton simbolet në Republikën e Shqipërisë. Dukë lënë të kutohej që nuk i kishte se aty po valëvitej flamuri grek fakti që se aty po valëvitej flamuri grek
Zëri i Amerikës: Zoti President, ju zhvilluat një vizitë në jug pak kohë më parë. Mediat këtu njoftuan, se rrugës për në Bashkinë e Finiqit ju nuk ndaluat atje, ndonëse Kryetari i Bashkisë ju priste. Mediat greke e komentuan këtë, si një arsye që lindi nga fakti, se aty po valëvitej flamuri grek. Çfarë ndodhi realisht?
Presidenti Bajram Begaj: Para një muaji, ndoshta pak më shumë, kam bërë një vizitë në bashkitë e jugut, dhe në këtë tur vizitash ishte planifikuar dhe vizita në bashkinë e Finiqit. Së bashku më kryetarin e bashkisë së Finiqit, Prefektin e qarkut dhe deputetë të zones, kam zhvilluar një vizitë në parkun arkiologjik të Finiqit, dhe më pas u takuam dhe bashkëbiseduam me një grup qytetarësh të bashkisë Finiq, për çështje të ndryshme që ata i shqetësonin më shumë. Me këtë rast unë i bëj thirrje çdo shqiptari, që të bëjë një vizitë në parkun arkeologjik të Finiqit. Është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore. Mendoj, që është park i harruar, por duhet të bëhet më shumë, që tur-operatorët, turistët, njerëzit e tjerë të shkojnë ta vizitojnë si çdo atraksion tjetër turistik në vendin tonë. Sa i përket të tjerave, unë si President i Republikës, jam i detyruar të zbatoj Protokollin shtetëror, ceremonialin e Republikës së Shqipërisë dhe Ligjin për simbolet në Republikën e Shqipërisë.