Dëshmitë e të penduarve të drejtësisë (SPAK nuk i identifikon, njëri dyshohet Nuredin Dumani) kanë çuar në zbardhjen e atentatit kundër ish-prokurorit Arjan Ndoji në 1 Nëntor 2019 në Shkozet të Durrësit, ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku. Plumbat kapën edhe Ndojin me Landi Muharremin (Rrumi i Shijakut), por arritën që të shpëtonin.
SPAK i preu “biletën”! Kush është i forti i Durrësit që i shpëtoi atentatit me dy kallashë?
Në pranga ranë 5 bashkëpunëtorë, mes të cilëve edhe një agjent doganor dhe në kërkim u shpall Plaurent Dervishaj që dyshohet se drejtonte bandën me miq e familjarë, dhe aktualisht ndodhet në Dubai duke i shpëtuar drejtësisë. Më shumë se tre vite pas atentatit, prokurori u shkarkua nga detyra dhe “Rrumi” është në kërkim për një tjetër dosje.
Të arrestuar sot:
Bashkim Haxhija – 54 vjeç (banues në Durrës)
Marsel Decka – 38 vjeç (banues në Durrës)
Endrit Sinani – 29 vjeç (banues në Tiranë)
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku – 40 vjeç (banues në Durrës)
Juljan Pjetri – 45 vjeç (banues në Tiranë)
Të arrestuar më parë;
Redjan Rraja
Ariol Halilaj
Në kërkim:
Julian Meçaj
Plaurent Dervishaj
Ramazan Rraja
A.SH. (alias D. Sh)
Sekuestrimet;
Kontrolle në tre qytete Tiranë, Durrës dhe Krujë
1 armë gjahu
1 jelek antiplumb
2 jelekë shpëtimi
dylbi me rreze të largët
5 automjete
4 milionë lekë
6 aparate celulare
50 kontrata shit-blerjeje pronash
Dokumente të tjera
11 ora dore të markave të shtrenjta
Sende të tjera të ndryshme
Kush donte ta vriste prokurorin? SPAK zbardh atentatin dhe listën e të arrestuarve