Në Kosovë ka pasur përmbytje të shumta për shkak të motit të keq. Forca e Sigurisë së Kosovës me ekipet e saj të kërkim shpëtimit në ujëra, pas situatës së rënduar të përmbytjeve në Kosovë, ka ngritur gatishmërinë operacionale.
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se FSK-ja ka marrë pjesë në operacionet e shpëtimit të jetëve të qytetarëve në zonat e prekura Skenderaj, Istog, Klinë dhe Mitrovicë.