-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

21 Janari në 7 FOTO! Braçe: Vrasjet ishin pushkatime! Duhet drejtësi

Kryesoret

Sot është 12 vjetori i 21 Janarit të vitit 2011. Deputeti Erion Braçe shprehet se vrasjet e 4 protestuesve 21 janarin e 2011 ishin pushkatime dhe të tilla do të mbeten e nuk ndryshojnë dot.

“21 janar, 12 vite pas! Vdekjet ishin vrasje, më shumë-pushkatime; shihini këto 7 foto; Janë pushkatimet e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, plagosjet e Sokrat Godes dhe Fatos Mahmutajt;

Aparati i Hektor Pustinës kaq kapi, si dëshmi e pushkatimeve masive atë dite! Për 12 vite me radhë mbetën pushkatime, janë pushkatime, do të vijojnë të jenë pushkatime! Nuk ndryshojnë dot! Nuk i ndryshojnë dot!

Ajo që nuk ka ndryshuar gjithashtu është mungesa e drejtësisë! Sot arrestohesh e linçohesh publikisht edhe për një arkë peshk qe ekziston vetëm artistikisht, për t’i ngjitur një cështje edhe propagandën, jo provat.

Por për pushkatime si ato të 21 janarit, jo, nuk prekesh, ke imunitet, je i paprekshëm-drejtësia nuk arrin tek ty! Ky është vendi që kemi sot, 12 vite pas 21 janarit, ditës më të tmerrshme në demokraci, në Bulevardin e Dëshmorëve”, shkruan Erion Braçe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit