Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri kërkon që drejtësia të veprojë pas daljes në dritë sipas tij të fakteve të reja për vrasjen e 4 protestuesve në 21 Janarin e 12 viteve më parë.
“Në dritën e fakteve të reja të bëra publike në media, 12 vjetori i vrasjes së katër qytetarëve të pafajshëm Hekuran Deda, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika është një këmbanë që bie për organet e drejtësisë.
Nuk ka më kohë për të humbur! Organet ligjzbatuese duhet të zbardhin plotësisht dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore sa më shpejt jo vetëm ekzekutorët por edhe urdhëruesit e këtyre vrasjeve.
Çdo ditë e humbur pa zbuluar e ndëshkuar autorët e urdhëruesit është një barrë e rëndë në kurrizin e atyre organeve të drejtësisë që për mision kanë dhënien fund të pandëshkueshmërisë” shkruan ai.