Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 46-vjeçarin me iniciale B.Ll.
Policia në një njoftim për media bën me dije se gjatë ushtrimit të detyrës si punonjës i OSHEE-së, ai iu instalonte shtetasve, në ambiente të ndryshme, matës energjie elektrike, kundrejt shpërblimeve të konsiderueshme.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.