Reshje të dendura të borës kanë vijuar pasditen e sotme në Dibër reshje të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur s si pasojë e reshjeve të dëborës aksi rrugore Kalos-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm dhe po punohet për pastrimin e tyre.
Në njoftim gjithashtu thuhet se qarkullimi i mjeteve në këtë aks është ndaluar deri në hapjen e rrugës.
Njoftimi:
Si pasojë e reshjeve të dëborës, aksi rrugor Klos-Qafë Murrizë është bërë i pa kalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas të të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz e anasjelltas dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Patrullat e Policisë Rrugore të DVP Dibër dhe Patrullat e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë kanë koordinuar veprimet në të dyja anët e bypass-it në Qafë Murrizë, duke marrë masa për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve deri në pastrimin e rrugës.