Pogradeci prej 2 ditësh nuk ka ujë të pijshëm dhe shkak i këtij problemi është bërë çarja e tubacionit kryesor nga një firmë ndërtimi.
Punimet që po bëhen në zonë kanë sjellë dëmtimin e tubacionit kryesor të ujit në Drilon.
Situata ka vënë në vështirësi banorët të cilët janë shprehur se ka sjellë probleme edhe në sektorin e hoteleri-turizmit.
Banorët u shprehën se situata është mjaft e vështirë për ta.
“Shumë e vështirë është por do bëjmë si do bëjmë. Do rregullohet”, tha një banorë.
Ujësjellësi i Pogradecit tha se gjatë ditës së shtunë pritet që situata të marrë zgjidhje.