Pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe dy të tjerëve, sot kanë dalë në Gjykatën e Posaçme për vlerësimin e masës së sigurisë të arrestuarit në lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe shoferit Andi Maloku që humbi dhe jetën në nëntor te 2019-tës.
Gjykata la në burg të arrestuarit Bashkim Haxhija, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Genti Ndërjaku i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku dhe Juljan Pjetri. Në kërkim janë shpallur 4 persona mes të cilëve Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj, Rramazan Rraja dhe A.SH. Plaurent Dervishaj dyshohet se ka qenë organizator i atentatit.
Avokati Ilirjan Muho që mbron Genti Ndërjakun i njohur edhe me emrin Kili Ndërjaku nuk pranoi që të jepte detaje për mediat. “Vendimin do ta kundërshtojmë në Apel. Sapo kemi firmosur një deklaratë që nuk mund të bëjmë publike asnjë fakt që diskutuam. Ky është një detyrim ligjor që ne firmosëm përpara gjykatës” tha ai.
Ata akuzohen për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Laho, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja”, më shumë se një herë, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Të arrestuar dje:
Bashkim Haxhija – 54 vjeç (banues në Durrës)
Marsel Decka – 38 vjeç (banues në Durrës)
Endrit Sinani – 29 vjeç (banues në Tiranë)
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku – 40 vjeç (banues në Durrës)
Juljan Pjetri – 45 vjeç (banues në Tiranë)
Të arrestuar më parë;
Redjan Rraja
Ariol Halilaj
Në kërkim:
Julian Meçaj
Plaurent Dervishaj
Ramazan Rraja
A.SH. (alias D. Sh)
Sekuestrimet;
Kontrolle në tre qytete Tiranë, Durrës dhe Krujë
1 armë gjahu
1 jelek antiplumb
2 jelekë shpëtimi
dylbi me rreze të largët
5 automjete
4 milionë lekë
6 aparate celulare
50 kontrata shit-blerjeje pronash
Dokumente të tjera
11 ora dore të markave të shtrenjta
Sende të tjera të ndryshme
I penduari trondit botën e krimit, kush donte ta vriste prokurorin dhe “Rrumin”?