-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kumbari” dhe masonët “brenda” bunkerëve të bosit të “Cosa Nostra”-s

Kryesoret

Jeta e përditshme e bosit të “Cosa Nostra-s” frymëzohej nga filmat me mafiozë. Këtë e vërteton fakti se në një prej tre bunkerëve sekretë ku fshihej Matteo Messina Denaro në Siçili, karabinierët italianë gjetën dhe një poster me portretin e “Padrinos”, një personazh i luajtur nga Marlon Brando në filmin e njohur Kumbari, ku paraqitet jeta e don Vito Corleone-s.

Bashkë me të janë sekuestruar dhe objekte luksoze, bizhuteri e gurë të çmuar, viagra, veshje të markave të njohura, parfume ekskluzive, por mbi të gjitha dokumente me numra telefoni, shifra dhe një sërë kartelash për njerëz të caktuar. “Padrino”-ja i vërtetë, që ka urdhëruar vrasje mafioze me metoda makabre, ishte tepër i përpiktë në përditshmërinë e tij, gjë e cila e ndihmoi të qëndrojë 30 vite pa u kapur nga policia.

Matteo Messina Denaro, që kishte vjedhur identitetin e Andrea Bonafede, kishte krijuar një rrjet të madh mbrojtjeje dhe sigurie që nuk binte në sy. Harrojini rojet nëpër rrugë, të armatosur dhe të gatshëm për të qëlluar. Ata që ndihmuan dhe mbrojtën bizneset që garantuan që Matteo Messina Denaro të kalonte 30 vjet në arrati, ishin profesionistë, politikanë dhe sipërmarrës të padyshimtë. Me pak fjalë, borgjezi mafioze, e lidhur me Masonerinë.

Mjekë, noterë, avokatë, këshilltarë bashkiakë, deputetë rajonalë dhe kombëtarë. Secili prej tyre në mënyra të ndryshme ka lejuar familjen Messina Denaro të bëhet ajo që është: një kompani holding e aftë për të financuar për tre dekada një arratisje të shtrenjtë të kumbarit të saj, nxënësit të Totò Riina-s dhe mbretit të familjes famëkeqe Corleone.

Fjalët e para pas arrestimit të bosit të Cosa “Nostra-s” ishin këto: Mori fund!. Policia italiane adresoi dhe polemikat për sekuestrimin e vonuar të pasurive të 60-vjeçarit, duke thënë se shpreson që askush të mos ketë vizituar tre bunkerët përpara tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit