-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sebepi te Gjiri i Lalzit! Kush ishte shkaku që i forti i Durrësit donte të vriste “Rrumin”?

Kryesoret

Gjykata e Posaçme sot la masat e sigurisë arrest me burg për 5 të arrestuarit të cilët akuzohen për përfshirjen në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja; Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Marsel Deçka, Endrit Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija. Në atentatin ndaj ish-prokurorit Arian Ndoja dhe Aleksandër Lahos, që mbetën të dy të plagosur, vdiq shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku.

SPAK bëri të ditur se atentati në autostradën Durrës-Tiranë, pranë mbikalimit të Sukthit, u organizua dhe finalizua nga 11 persona që bashkëpunuan si grup kriminal. Në kërkim për këtë ngjarje janë shpallur 4 persona, mes tyre Plarent Dervishaj që ndodhet në Dubai.

Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga SPAK për një vrasje të ndodhur në vitin 2005. Dervishaj i ka shpëtuar pengesave pasi mes Shqipërisë dhe Emirateve nuk ka një marrëveshje dypalëshe ekstradimi. Po ashtu në kërkim janë Julian Meçe, Ramazan Rraja nipi i deputetit të PS Rahman Rraja dhe një person tjetër. Më herët janë arrestuar Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj.

Organizator dyshohet se ishte Plarent Dervishaj. Por cili ishte shkaku që donte të vriste Lahon e njohur si “Rrumi” i Shijakut? Nga kontrollet gjatë arrestimeve SPAK gjeti dhe sekuestroi 50 kontrata shit-blerjeje pronash. Kjo dyshohet se ka qenë arsyeja e konfliktit mes Dervishajt dhe Lahos, pronat në bregdet, mes tyre nuk përjashtohet Gjiri i Lalzit zonë mjaft e lakmuar.

Të arrestuar dje:
Bashkim Haxhija – 54 vjeç (banues në Durrës)
Marsel Decka – 38 vjeç (banues në Durrës)
Endrit Sinani – 29 vjeç (banues në Tiranë)
Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku – 40 vjeç (banues në Durrës)
Juljan Pjetri – 45 vjeç (banues në Tiranë)

Të arrestuar më parë;
Redjan Rraja
Ariol Halilaj

Në kërkim:
Julian Meçaj
Plaurent Dervishaj
Ramazan Rraja
A.SH. (alias D. Sh)

Sekuestrimet;
Kontrolle në tre qytete Tiranë, Durrës dhe Krujë
1 armë gjahu
1 jelek antiplumb
2 jelekë shpëtimi
dylbi me rreze të largët
5 automjete
4 milionë lekë
6 aparate celulare
50 kontrata shit-blerjeje pronash
Dokumente të tjera
11 ora dore të markave të shtrenjta
Sende të tjera të ndryshme

Foli Dumani! Burg pa afat për grupin që donte të vriste ish-prokurorin dhe “Rrumin”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit