-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqellarë, familjarët denoncojnë humbjen e 3 vajzave të mitura, i gjejnë në Tiranë!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqellarë të Dibrës, ku familjarët kanë denoncuar pasditen e sotme humbjen e tre vajzave të mitura, të cilët nuk kishin pasur prej disa orësh asnjë kontakt me ta.

Menjëherë forcat e policisë janë vënë në lëvizje për gjetjen e tyre, dhe pas informimit dhe shkëmbimit të informacionit, mësohet se tre të miturat janë gjetur shëndoshë e mirë në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër/ Me datë 22.01.2023, rreth orës 19.30,  në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit :

L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit