-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 4 ura të dëmtuara në Shkodër

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e situatën në vend pas përmbytjeve. Në shkodër janë dëmtuar 4 ura, përkatësisht ura në fshatin Bardhaj, ura e Gjinajve në njësinë administrative Vig-Mnele të bashkisë Vau-Dejës, ura që lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malësia në bashkinë Lezhë dhe ura në vendin e quajtur Kodër Mulliri po në këtë bashki.

Njoftimi i ministrisë: 

Situata si pasoje e kushteve të motit ne vend Date 22 .01.2023

Diten e sotme dhe te neserme do te vijojme me reshje shiu ne te gjithe vendin. Ne qarqet Kukes, Shkoder, Diber, Korce dhe Gjirokaster do te kemi reshje bore me intesitet te ulet dhe mesatar. Temperaturat minimale do te shkojne ne -3 grade. Pas dates 24 moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranesirash.
Nga raportimet në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile situata diten e sotme paraqitet më e qetë ne krahasim me ditet qe lame pas.
Nivelet e lumenjve edhe sot jane nën nivelin kritik, duke mos paraqitur rrezikshmeri për përmbytje në pjesën më të madhe të tyre.
Kuotat e lumit Drin ne pikematjen ne Lezhe eshte ne nivelin 0.7 m nga 2 m qe eshte niveli kritik.
Ne Shkoder ne hidrometrin ura e bahcallekut shenon kuoten 6.1 m nga 7.5 m niveli kritik
Niveli I Liqenit ne hidrometrin ura e bunes shenon kuoten 8.25 m nga 8.7 m niveli kritik.
Shifrat krahasuar me diten e djeshme jane ne ulje.
Shkarkimet nga Kaskada e Drinit sot jane 300M3/S.
Në Hidrocentralin Digën Ura e Fanit, vazhdojnë shkarkimet me 80 m3/s, ndersa hidrocentralin e Shkopetit vazhdojnë shkarkimet 220 m3/s
Vijon pa nderpreje funksionaliteti i hidrovorëve te cilet po punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk paraqesin problem për përmbytje.
Per sa i përket furnizimit me energji, ka problematika vetem ne disa zona rurale te qarqeve Elbasan, Berat, Kukes dhe Shkoder.
Strukturat e OSHEE jane duke punuar ne terren pa nderpreje per te rikthyer energjine elektrike ne kohe.
Furnizimi me uje ti pijshem vijon normalisht ne te gjithe vendin.

Problematikat ne qarqe si pasoje e kushteve te motit jane:
Në qarkun e Shkodrës siperfaqja e permbytur eshte 1220 ha, ku 1200 ha jane ne njesine administrative Ana e Malit dhe 20 ha ne njesine administrative Dajc.
Ne qarkun e Lezhes uji ka filluar terheqjen nga zonat e permbytur duke e cuar Siperfaqen e permbytur ne 530 ha nga 770 ha qe ishte diten e djeshme, ne ish keneten Gjonem 200 ha, ne njesine administrative Balldren 180 ha dhe ne njesine Zejmen 150 ha.
Per sa i perket infrastruktures rrugore, vijon qarkullimi normalisht ne te gjitha rruget nacionale. Ka presence debore ne pjesen me te madhe te tyre, per te cilat firmat kontraktore po punojne per pastrimin e tyre dhe kriposjen me qellim vijimin normal te qarkullimit rrugor.
Vijon te mbetet i bllokuar nga orteqet e debores aksi Boge-Theth ky nderhyrja eshte e pamundur.
Rruga e Obotit vijon me presence uji edhe diten e sotme me nje nivel 60 cm, per te cilen jane ne gatishmeri nje mjet i kalueshmerise se larte i FA te cilet mundesojne transportin ne ate rruge.
Gjithashtu rruga e Arbrit diten e djeshme ka qene e bllokuar si pasoje e reshjeve te bores pa nderprerje, diten e sotme vijon qarkullimi normalisht.
Nuk kane munguar edhe reniet e inerteve dhe gureve ne rruget nacionale dhe rurale per te cilat strukturat vendore dhe firmat kontraktore kane nderhyre ne kohe per pastrimin e tyre.
Jane te demtuara ura ne fshatin Bardhaj te bashkise Shkoder, ura e Gjinajve ne njesine administrative Vig-Mnele te bashkise Vau-Dejes, ura qe lidh fshatin Kolsh dhe lagjen Malesia ne bashkine Lezhe dhe ura ne vendin e quajtur Koder Mulliri po ne kete bashki.
Per menaxhimin e cdo lloj situate vijon angazhimi dhe gatishmeria e te gjitha strukturave operacionale dhe te drejtorive vendore.
Jane angazhuar deri me tani ne nivel qendror 50 forca ushtarake me 7 mjete te kalueshmerise se larte dhe mjete te tjera.
Eshte siguruar mbeshtetja humanitare me 700 pako ushqimore, 900 batanije dhe 10 cadra per te gjitha bashkite e qarkut Diber.
Agjencia Kombetare e Mbrojtjes Civile do të vijojë monitorimin, koordinimin dhe angazhimin per te siguruar reagimin ne kohe dhe mbeshtetjen e nevojshme per pushtetin vendor.
Duke marre shkas dhe nga nje ngjarje e dites se djeshme ku mbeten te bllokuar 5 mjete me turiste vendas ne Tomorr per te cilet u kujdesen ne kohe policia e shtetit dhe forcat zjarrfikese , te shmangen udhetimet me qellime turistike ne zonat ku ka prezence debore, të shmangen kalimet në rrugët me prezencë uji, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, te levizet me goma dimerore dhe zinxhire sipas rekomandimeve te strukturave te qqarkullimit rrugor dhe të njoftojnë strukturat vendore dhe operacionale në çdo rast nevoje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit