Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka nisur një tjetër valë ndryshimesh brenda strukturës që drejtoj prej shtatorit të vitit të kaluar.
Oltion Agolli që mbante detyrën e shefit të komisariatit të Pogradecit është emëruar shef komisariati në Sarandë.
Në komisariatin e Devollit është emëruar Kreshnik Alimadhi duke zëvendësuar Besim Palamanin i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar disa ditë më parë.
Në Pogradec u vendos Klodian Kondi, në Shkodër Idriz Daulle dhe në komisariati nr. 2 në Tiranë është emëruar Loard Sallaku.
Në vijim emra të tjerë ndryshimesh në rang shefash komisariati dhe jo vetëm.