-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam këtu t’ju dëgjoj”! Nisma e Këlliçit për komunikimin me të rinjtë në Tiranë

Kryesoret

Kandidati për kryebashkiak të Tiranës Belind Këlliçi zhvilloi një takim me të rinj e të reja, studentë dhe nxënës të Tiranës. Në vijim të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj” u identifikuan problematikat e  ndryshme në territorin e Bashkisë Tiranë, si dhe gjenerimin e ideve për programin elektoral të kandidatit opozitar.

Zyra e shtypit thekson se “turi i Dëgjimit synon të mediatizojë opinionet e banorëve të Tiranës dhe qëndrimet e tyre kritike ndaj performancës së bashkisë, si kundërpeshë ndaj kontrollit mediatik dhe censurës që bashkia imponon prej 8 vjetësh nëpërmjet “kronikave të gatshme”.

“Në fushatat e kaluara kemi parë vazhdimisht abuzimin që bëhet me konceptin “dëgjesë publike”, ku qytetarë dhe ekspertë ftohen të dëgjojnë kryebashkiakun, ndërkohë që duhet të jetë e kundërta. Këlliçi ka zgjedhur t’i japë zë dhe figurë shumicës së heshtur, për të inkurajuar qytetarët të shprehin lirshëm gjithçka që nuk janë lejuar ta bëjnë këto 8 vjet.

Përmbajtja e takimit me të rinjtë Në këtë takim të rinjtë patën mundësinë të flasin për Tiranën që shohin çdo ditë, për trotuaret e munguara në brendësi të lagjeve, për hapësirat publike që u lejuan të kthehen në kafene, për transportin urban joefikas, për insfrastrukturën urbane dhe arsimore që rrit nivelin e stresit, etj.

Në shumë raste shqetësimet ishin të përbashkëta, Karta jofunksionale e Studentit, vonesat e shpërblimit monetar për studentët ekselentë, korrupsioni në ndarjen në konvikte, pasiguria që shkakton mungesa e ndriçimit publik, infrastruktura rrugore e munguar në shumë njësi të Tiranës. Të rinjtë e Tiranës kërkojnë që bashkia e tyre të ofrojë zgjidhje për problemet e jo t’i mohojë ato” mbyllet njoftimi i zyrës së shtypit të PD-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit