Është proceduar penalisht A. Ç doganier në Kakavijë për shpërdorim detyre. Kjo pasi ka lejuar një shtetas të kalonte bagëti në doganë pa dokumente.
A. B 37 vjeç është kapur në flagrancë, në aksin rrugor Memaliaj-Krahës, duke transportuar me automjet, bagëti të imta, të cilat i kishte kaluar nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije, pa kryer procedurat doganore.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal edhe për shtetasin A. Ç, me detyrë doganier i Pikës Doganore Kakavije, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin A. B., për të kaluar bagëtitë e imta, pa kryer procedurat doganore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.