-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: Rama i jep Çuçit prodhimin e pasaportave

Kryesoret

Partia Demokratike deklaroi sot se shtetëzimi nga Edi Rama dhe Bledi Çuçi i prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit është hapi i radhës në shndërrimin e kapitalizmit të ri shqiptar në një korporatë shtetërore komuniste.

“T’ua marrësh francezëve dhe t’ia japësh vartësve të Çucit është si “Teslën” e Elon Musk ta prodhosh në një baxho djathi në Surrel. Por, në qeverinë e Ramës kjo nuk është risi: e mbani mend besoj ditën kur një shitësi qoftesh iu dha tenderi i sterilizimeve?!

Për kujtesë të publikut, kompania franceze Aleat, që prodhon prej 16 vjetësh pasaporta dhe leternjoftime për shqiptarët, është kooperacioni i “qeverisë Berisha” që bëri të mundur legalizimin e vizave për shqiptarët.

Sipas informacioneve tona francezët, bazuar edhe në kreditet e mira, kanë ngulmuar për ripërtëritjen e kontratës, por siç e dini, Rama preferon oligarkët dhe patronazhistët, me të cilët ka se çfarë të ndajë.

Për të kurorëzuar kapjen korruptive të sistemit në cdo anë, Rama dhe Cuci, Edi dhe Bledi, që për partinë e shesin Shqipërinë, kanë menduar të fusin në dorë edhe hallkën e fundit të sigurisë, pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit.

Me praninë e Aleat-it duket sikur Rama dhe Cuci bezdisen nga i vetmi element i infrastrukturës së sigurisë që nuk u kap dot nga hakerimi. Iranianët mundën të hyjnë në të gjitha sistemet e qeverisë, çelësat e të cilave i ka Rama-Cuci, por jo te Aleat-i” deklaroi zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit