-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtëpi, lokal, tokë dhe makinë! SPAK kërkon sekuestrimin e pasurisë së Çapjas

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar sekuestrimin e pasurive të Florenc Çapjas. Bëhet fjalë për një tokë 500 m2 në Pogradec në emër të Ferit Muçës. Një ndërtesë sociale një kateshe me sipërfaqe trualli 36.2 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 25.72 m2 në emër të Fejzulla Çapjas.

Arë truall ndërtesë me sipërfaqe totale 1756 m2 edhe kjo në emër të prindërve të Florenc Çapjas. Një godinë banimi me sipërfaqe 498 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293 m2. Gjithashtu SPAK ka sekuestruar edhe një truall + ndërtesë me sipërfaqe 360 m2 në emër të Bledar Muçës. Tre pasuri arë, përkatësisht me sipërfaqe 1380, 764 dhe 720 m2 në emër të prindërve të Florenc Çapjas.

SPAK ka kërkuar edhe sekuestrimin e makine tip “Audi” si dhe një subjekt Lavazh+Bar Kafe, në emër të Fejzulla Çapjas. Për këto pasuri është kërkuar sekuestro me argumentimin se dyshohet se e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal. Florenc Çapja është shpallur në kërkim për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit. Çapja dyshohet se fshihet në Dubai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit