Komisioni i Ekonomisë është përfshirë nga debatet lidhur me arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit në FBI, Charles McGonigal. Deputeti i PD-së, Edmond Spaho ironizoi lidhur me shumën që ish-zyrtari amerikan mori në 2017 nga një agjent shqiptar.
“Dua ta pyes nga tejkalimi i të ardhurave u mbulua 25 mijë dollarët që mori ai drejtori i FBI-së në Amerikë? Se ai që ia dha ishte zyrtar dhe desha me e ditur. E keni pasur në buxhet, nga fondi rezervë i Kryeministrisë doli?” pyeti ai.
Eduart Shalsi replikoi duke kërkuar durim. “O zoti Spaho bëj pak durim sepse është një histori që fillon me rublat e PD-së. E ke parasysh historinë. Nuk e dimë çfarë është dhe nuk është momenti dhe komisioni për ta diskutuar” tha ai.
Por çfarë ka ndodhur?
Departamenti i Drejtësisë thotë se McGonigal fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë. Prokurorët thonë gjithashtu se ai nuk dha emrin e personit që e shoqëronte gjatë udhëtimit, si dhe nuk informoi se qëndrimi i ishte siguruar falas.
Departamenti i Drejtësisë thotë se pasi mbërriti në Shqipëri, ai u takua me kryeministrin shqiptar dhe e dekurajoi atë nga dhënia e liçencave për kompani ruse guackë për kërkime për naftë në vend. Prokurorët thonë se personat shqiptarë që janë kontakte të zotit McGonigal kishin interesa financiare me këto vendime.
Misteri/ Kush është shqiptari që i dha 225 mijë $ ish-zyrtarit të FBI-së që u arrestua?