Personi që shikoni në foto është Selman Krasniqi 43-vjeçari i shpallur në kërkim për “shtëpinë e barit” që u gjet ditën e sotme në Shijak.
Ndërkohë i vëllai i tij Fredi Krasniqi, 46 vjeç është arrestuar
Kujtojmë që kati i tretë dhe i katërt i vilës në fshatin Sallmone, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Gjithashtu u gjet edhe një arsenal i armësh të fshehura në një mur të dyfishtë, ku u gjendën 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.