-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ i çon Kuvendit rekomandimet për votimin e diasporës

Kryesoret

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nisur punën për krijimin e kushteve, që diaspora  të votojë në zgjedhjet ardhshme parlamentare. Ilirjan Celibashi sot i ka dërguar Komisionit Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë, disa rekomandime për votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

“I dërguam sot Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore në Kuvendin e Shqipërisë disa rekomandime mbi plotësimet në Kodin Zgjedhor lidhur me votimin nga jashtë vendit. Sikurse Anëtarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore mund të jenë në dijeni, Gjykata Kushtetuese me vendimin Nr. 38 datë 09.12.2022 (V-38/22) në lidhje me votimin nga jashtë vendit ka vendosur:

– Pranimin e pjesshëm të kërkesës së kërkuesit Shoqata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”.

– Konstatimin e cënimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.

– Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti.

Sikurse mund të kuptohet edhe nga urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese, plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon gatishmërinë për të dhënë çdo kontribut që do të kërkohet nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore apo Kuvendi i Republikës së Shqipërisë lidhur me çështje të natyrës rregullatore dhe teknike sa i takon realizimit të votimit nga jashtë” tha Celibashi.

Kjo lëvizja e KQZ-së vjen pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, e cila ka apeluar që sa më shpejt të plotësohet i gjithë kuadri ligjor dhe që kështu emigranteve t’u respektohet e drejta e tyre kushtetuese për të votuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit