Një ditë më parë qeveria çoi një padi në SPAK kundër ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm Basha dhe ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi për dosjen e 21 Janarit pas daljes në media të një audio. Për Ilir Metën kjo është një shashkë ordinere e qeverisë për të hequr vëmendjen nga skandalet.
“Kjo është një shashkë e nivelit më ordiner për të shmangur vëmendjen nga afera e inceneratorëve apo ky skandali që mesa duket kanë pasur informacion se do të dalë.
Këto histori tregojnë se cfarë niveli është drejtësia, që hap dhe mbyll cështje me urdhër të Ramës. Ata të hetojnë përpara 12 vitesh edhe përpara 3 mijë vjetësh, por shqiptarët nuk janë budallenj dhe mezi po presin 14 majin për ta ndëshkuar” tha Meta.