-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shehaj: Gjykata Kushtetuese shpëtoi Xhaçkën pas presionit të qeverisë

Kryesoret

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka akuzon Gjykatën Kushtetuese se vendosi që të mos ndërpriste mandatin e deputetes Olta Xhaçka si pasojë e presionit të qeverisë Rama.

“Gjykata Kushtetuese shtyu gjykimin mbi papajtueshmërinë dhe vendosi të zgjasë mandatin e deputetes Xhaçka.

Ky vendim është i padrejtë, shkon kundër interesit publik dhe është marrë nën presionin e Qeverisë.

Është e qartë si drita e diellit se Xhaçka në shkelje të Kushtetutës ka përdor pushtetin për të pasuruar veten, bashkëshortin dhe kunatën.

Shqiptarët shpresonin të shihnin se kishte mbaruar koha e shtyrjeve dhe shmangieve  kur duhet të gjykohet fati i qeveritarëve.

Për çdo gjykatës, askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, dhe vetëm atëherë në Shqipëri do të kthehet shpresa dhe besimi se asnjë nuk është mbi ligjin” tha ai.

Por cfarë vendosi gjykata?

Të dy grupet e PD i ishin drejtuar kësaj gjykate me një kërkesë për të shqyrtuar ligjshmërinë e vazhdimit të mandatit të deputetes pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall investitor strategjik për një investim në jug të vendit.

Grupi i Alibeajt, i kërkoi që pas rrëzimit që parlamenti i bëri heqjes së mandatit, të jetë ky institucion, i cili sipas ligjit të çojë në Kushtetuese mandatin e deputetes.

Gjykata me vendimin e saj rikthen çështjen edhe njëherë në parlament. Dhe ky institucion do të jetë ai që do t’i drejtohet gjykatës për ta shqyrtuar dhe për të dalë në konkluzionin nëse Xhaçka ka shkelur apo jo ligjin dhe për pasojë nëse do të vazhdojë me mandatin e deputetes.

Ndërkohë, Kushtetuesja ka rrëzuar grupin e Berishës, i cili me 28 firma deputetësh i ishte drejtuar gjykatës me dy kërkesa.

E para, që parlamenti nuk mund të marrë vendim për mandatin e një deputeti, pra e njëjtë me atë të Alibeajt. Dhe e dyta, për ta shqyrtuar dhe për të dhënë vendim. Pra, pa e kaluar sërish kërkesën tek Kuvendi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit