Në orët e para të ditës së sotme është djegur një banesë në fshatin Thanë të njësisë Fiershegan në Bashkinë Lushnje.
Mësohet së në shtëpi jetonin dy të moshuar, fillimisht zjarri është vënë re nga i zoti i shtëpisë Elmas Korraqe në ambientin e kuzhinës.
Sapo ka hapur derën flakët janë përhapur në ambientet e tjera të shtëpisë duke rrezikuar kështu dhe jetën e bashkëshortes e cila ka tentuar të shuajë flakët.
Edhe pse në ndihmë kanë ardhur banorë, dhe forcat zjarrfikëse ka qenë e pa mundur fikja e flakëve.
Sipas hetimeve të para dyshimet janë se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.