Mbrëmjen e sotme pas daljes nga selia e PS-së, Edi Rama ka folur për herë të parë në lidhje me njohjet e tij me ish-zyrtarët shqiptarë Agron Neza dhe Dorian Duçka, të cilët implikohen në dosjen e ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal. Rama tha se Agron Nezën e ka takuar vetëm në prani të ish-zyrtarit të FBI-së dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me të apo të ketë shkëmbyer letra. Për sa i përket Dorian Duçkës, Rama tha se njeh pasi ka mbajtur postin e zëvendësministrit të Energjetikës në vitin 2013 dhe më pas ka punuar për të si këshilltar pa pagesë.
“Kjo është një çështje dytësore që ka dalë rrugës nga çështja kryesore. Është akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me shokun shqiptaro-amerikan nga Tropoja që e kam njohur në takimin me të dhe nuk kam pasur asnjë lidhje tjetër. Zoti Agron vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i Azem Hajdarit, fis me Besnik Mustafajt, njerëz të nderuar. Nuk e kam njohur më parë, e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI. Personi tjetër ka qenë zv/ ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë” tha Rama.