Dy punonjës të OSHEE-së janë vënë në hetim në lidhje me shtëpinë e barit që u zbulua ditën e djeshme në Shijak.
Specifikisht bëhet fjalë për elektriçistin Hamdi H. 55 vjeç dhe faturisti i zonës së Xhafzotajt, Roland V. 32 vjeç.
Punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit në zonë është konstatuar dhe një lidhje e paligjshme e energjisë në godinën 4-katëshe të vëllezërve Krasniqi.