Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve. Me vendim të Bordit të Transparencës duke nisur nga pasditja e sotme çmimi i naftës do të jetë 203 lekë/ litri, pra duke ulur 4 lekë ndërsa ai i benzinës 191 lekë/ litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 206 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 113 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 26 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.