Sulmuesi legjendar suedez, Zlatan Ibrahimoviç kohët e fundit ka kritikuar sjelljen e kombëtares së Argjentinës ku ka marrë edhe një përgjigje nga Sergio Aguero.
Ibrahimoviç shprehu zhgënjimin në lidhje me sjelljen e kombëtares së Argjentinë.
Ai lavdëroi performancën e argjentinasit Lionel Messin, por nga ana tjetër kritikoi futbollistët e tjerë dhe mbi të gjitha Emiliano Martinez.
“Më vjen keq për Mbappe sepse nëse shënon 4 gola në finale dhe nuk fiton Kupën e Botës është shumë e trishtueshme. Por ai do të fitojë një tjetër kampionat, ai tashmë e ka fituar një, kështu që nuk shqetësohem për të”.
“Unë jam i shqetësuar për lojtarët e Argjentinës sepse ata kurrë nuk do të fitojnë asgjë. Messi fitoi gjithçka dhe do të mbahet mend. Të tjerët që u sollën keq nuk do ta mbahen… Ne nuk duhet ta respektojmë këtë”, ka thënë Ibrahimovic.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ibrahimoviç ka reaguar Aguero i cili përmes platformës online, Twitch.
“Ajo që tha është e vrazhdë. Ai nuk mund të thotë se ne nuk do të fitojmë më. Unë mendoj se para se të fillonte të shqetësohej për Argjentinën, ai mund të shqetësohej për vendin e tij, për lojtarët e tij… Ata nuk janë as pjesëmarrës në kampionatin e fundit botëror”, tha Aguero.
Zlatan njihet për karakterin e tij kokëfortë dhe të ashpër dhe me shumë mundësi ai do ti ktheje përgjigje Agueros.