Policia ka arrestuar me qellim ekstradimi një 53-vjeçar nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht për krime ekonomike.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Qafë Morinë, në vijim të kontrolleve, duke u koodinuar me shërbimet e Interpol Tirana, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar XH. K 53 vjeç, banues në Pejë.
Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Hamburgut, me vendimin e datës 14.12.2018, e ka dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja me pasoja të rënda” dhe “Mashtrimi “, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Tropojë arrestuan përkohësisht këtë shtetas, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 53-vjeçarit.“, njofton policia.