Publikohen pamjet e momentit të arrestimit të autorit të vrasjes së dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme brenda një familje në fshatin Tervol të Gramshit. Bashkëshorti ka vrarë gruan dhe vëllain e tij.
Autori dyshohet të jetë 80-vjeçari Xhevit Sinani. Viktimat janë Zeqine Sinani 74-vjeçe dhe Shaqir Sinani 73-vjeç. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura.
I moshuari vrau fillimisht gruan brenda banesës më pas vëllanë që ndodhej në territorin e banesës së tij, rreth 1 kilometër larg nga shtëpia e autorit.
Informacionet e para ishin se vrasja u realizua me çifte, por policia saktësoi se krimi është kryer me sende të forta, sëpatë.
Autori i dyshuar është arrestuar nga policia. Forcat e policisë që shkuan në skenën e krimit nisën hetimet për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqet.