Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Gramsh, ku Xhevit Sinani 75-vjeç vrau gruan dhe vëllanë.
30 minuta pas vrasjes, policia bëri të mundur arrestimin e Xhevit Sinanit. Ai rezulton të jetë dënuar në vitin 2015 për vjedhjen e energjisë elektrike.
FOTO/ “E vrava”! Ky është burri që i mori jetën gruas dhe vëllait në Gramsh
Xhevit dhe Zeqine Sinani, të cilën e vrau kishin 5 djem dhe 2 vajza, ndërkohë të afërmit e tyre thonë se 75-vjeçari kishte shfaqur shenja të problemeve të shëndetit mendor.
Pas vrasjes ai telefoni njërin nga djemtë duke i treguar se vrau të ëmën dhe xhaxhain. Shkaqet ende nuk dihen.
Britma, ulërima dhe plumba! Si e vrau burri gruan dhe vëllanë në Gramsh?