-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani pas tërheqjes së ambasadorit bullgar: Sofja po bie pre e provokimeve

Kryesoret

Bullgaria do t’i ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa të mërkurën në mbrëmje e bëri publik edhe vendimin për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi.

Kjo u bë e ditur nga ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku ishte diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësues i një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

Sulmi ndaj tij kishte ndodhur, më 19 janar, por hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale, apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare. Për këtë rast po hetohen katër persona.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është një qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elementë të bashkëpunimit tonë dypalësh me shtetin tonë fqinj”, deklaroi Milkov.

I pyetur nëse pas këtij incidenti Sofja do t’i bllokojë bisedimet e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, Milkov tha se Bullgaria këtë nuk do ta bëjë sepse siç tha, “bisedimet asnjëherë nuk kanë filluar” andaj si reagim për incidentin do të ndërmarrë masa të tjera si “ndërprerja e të gjitha projekteve të përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit