Partia Socialiste ka depozituar një kërkesë në Kuvend për përjashtimin e pesë deputetëve të PD-së për 10 ditë nga punimet e Kuvendit me argumentin se dje bllokuan foltoren e Kuvendit, së bashku me Sali Berishën, për të cilën masa e “dëbimit” u njoftua live nga vetë Lindita Nikolla.
Deputetët që kërkohet masa përveç Sali Berishës janë edhe; Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho dhe Edi Paloka. “U sollën në mënyrë të pahijshme dhe jo etike” argumenton PS.
Seanca e djeshme e Kuvendit u kthye në kaos me bllokimin e foltores, akuzat dhe debatet për shkak se shumica socialiste refuzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe mocionin me kryeministrin Edi Rama, të cilin opozita e akuzon se korruptoi ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal për ta “përdorur kundër opozitës” tha Sali Berisha.