Kështu mësohet paraprakisht se është shprehur autori i vrasjes së dyfishtë dje në Gramsh, Xhevat Sinani.
80-vjeçari kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.
Vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani, të cilin e vrau jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.
80-vjeçari vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë dhe më pas me gjakftohtësi i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.
Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe njoftoi një nga djemtë në telefon “vrava mamanë dhe xhaxhanë”.
Detaje tronditëse! Erdhën nga festat, burri vrau gruan, e mbuloi dhe pastroi gjakun