-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekonomia e tregut apo e shtetit?

Kryesoret

Ndër zhvillimet ekonomike të javës kaloi, thuajse pa diskutime të shumta, vendimi i radhës i Bordit të Transparencës për rritjen e çmimit të naftës në tregun e pakicës.

Të pakët ishin zërat dhe komentet që vunë në dukje se vendimi nuk kishte thuajse asnjë justifikim në kohën kur në shumë prej tregjeve europiane dhe amerikane, çmimi i shitjes së naftës në tregun e pakicës është sot më i ulët se sa niveli i 24 shkurtit 2022, dita e fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Fatkeqësisht ky është vetëm problemi më i vogël i këtij vendimi.

Nëse në marsin e këtij viti, kur qeveria vendosi krijimin e bordeve për caktimin e çmimeve, kishte ende nga ata që mendonin se qeveritë mund të ulin çmime me vendime administrative, sot ky argument është rrëzuar tërësisht.

Çmimet janë lajmësi i një ekonomie, jo shkaku i problemeve të saj, por kjo ide mbetet ende e huaj, gati armiqësore, në debatin dhe vendimmarrjen publike shqiptare.

Bordet janë vetëm një prej rasteve të shumta ku shfaqet bindja se shteti, dhe jo tregu, është zhvilluesi i ekonomisë. Për disa javë, rrjetet sociale u mbushën nga diskutimet mbi disa grante të dhëna nga qeveria për startup-e dhe kompani të reja.

Fokusi i diskutimit ishte nëse grantet ishin dhënë në konflikt interesi, ose jo. Thuajse askush nuk e kundërshtonte në parim idenë se institucionet shtetërore nuk duhet të jenë ato që zgjedhin fituesit apo humbësit në garën e konkurrencës – një parim thelbësor i ekonomisë së tregut…. Kliko këtu për të vijuar leximin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit