-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kënga e Shakirës bën për psikolog të dashurën e Pique

Kryesoret

Pas publikimit të këngës së re të Shakirës “Sessions #53” në rrjetet sociale erdhi një vrull i madh komentesh ndaj ish-bashëshorit të kolumbianes, Pique.

Në këngë artistja e famshme bëri komente të ndryshme për Pique, me të cilin u nda në vitin 2022.

Me këngën kaq virale, të gjithë po flisnin për kolumbianen dhe futbollistin.

Megjithatë, ajo që ka qenë më shqetësuese nuk kanë qenë fjalët e saj ndaj Piques, por ndaj partneres aktuale të futbollistit, Clara Chia.

Mesa duket Clara nuk është rehat me stuhinë që ka nisur si pasojë e këngës, e cila ka bërë që ajo të kërkojë ndihmë psikologjike.

Tashmë këtë të shtunë në ‘Fiesta’, gazetari Saul Ortiz ka dhënë më tej detaje për situatën.

“Ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të saj për rreth tetë ditë, duke punuar”, tha ai.

“Ajo ka nevojë për një strehë sepse gjendja e saj shpirtërore nuk është e mirë. Nuk është e lehtë të jesh një vajzë 23-vjeçare dhe të jesh në vëmendje të të gjithë botës”, thuhet më tej.

Përveç kësaj, Marisa Martin Blazquez dha një informacion të ri, i cili shpjegoi më tej vështirësitë që ka pasur ajo.

“Ajo ka nevojë për ndihmë në nivele të tjera, më të veçanta, nga ekspertë.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit