Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Fijet” në fazën e gjashtë dhe të shtatë ka zbarkuar në qarqet Gjirokastër dhe Dibër, ku janë vënë në hetim 2 persona për ndërhyrje të padrejta në jetën private.
Gjatë kontrolleve, policia çmontoi në Memaliaj, 3 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim P. K.
Ndërkohë, në qytetin e Burrelit, policia çmontoi një kamera të vendosur në kundërshtim me ligjin, si dhe ka vënë në hetim G. D. Operacioni policor i koduar “Fijet” vijon.