Kryeministri Edi Rama ka uruar shkrimtarin e shquar Ismail Kadare në 87 vjetorin e lindjes. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama thekson se uron që fjalët se Kadare nuk shkruan më, të jenë lojë, teksa zbulon dhe pëlqimin e tij për një poet rus, nga i cili ka shkëputur disa vargje për të uruar shkrimtarin shqiptar.
“Mendimin tuaj, që ëndërron në trurin e butë,
si lakeu i dhjamur në kanapenë me zdral,
do ta tall me zhelen e përgjakur të zemrës;
gjersa të ngopem, idhnak e brutal.”
(er 2021)