Pas gati 30 vjetësh, projekti i “Korridorit 8” kthehet si pjesë e infrastrukturës kryesore europiane TEN-T. Ky klasifikim do të angazhojë fonde për të përfunduar aksin rrugor, hekurudhën, portet etj., e me standardet më të larta të BE-së, deri në vitin 2030.
Projektet në këtë aks, për momentin, janë kaotike, por Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e kanë shpallur këtë projekt strategjik. Situacioni i punimeve në pjesën shqiptare të rrugës dhe hekurudhës. “Korridori 8” është projekti bërthamë i infrastrukturës në vendin tonë, pasi do të çojë në një rang tjetër flukset në porte, aeroporte dhe logjistikë
Korridori 8 u përfshi në rrjetet kryesore europiane edhe për të rritur sigurinë në Europë. Një stërvitje e madhe e Trupave të NATO-s në Shqipëri së fundmi gjeti vështirësi për të lëvizur në brendësi të gadishullit drejt Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrugës së dobët… Kliko këtu për të lexuar lajmin e plotë.