-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia lëshon raketat! Vdesin 10 civilë ukrainas

Kryesoret

Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë të premten, ndërsa vazhdonin luftimet e ashpra në lindje të vendit. Njëzet persona të tjerë u plagosën.

Zyrtarët ukrainas thanë se shumica e viktimave nga goditjet me raketa ishin në qytetet në lindje të vendit dhe në jug, të cilat ndodhen pranë njësive të artilerisë ruse. Një ditë më parë sulmet me raketa ruse depërtuan thellë në brendësi të territorit të Ukrainës dhe vranë 11 persona.

Kievi tha se forcat ukrainase ishin angazhuar në luftime të ashpra të premten me forcat ruse në qytetin lindor Vuhledar, pjesë e rajonit Donetsk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten në fjalimin e tij të mbrëmjes se luftimet ishin të ashpra në Donetsk dhe se forcat ruse nuk po kërkonin vetëm të arrinin fitore ushtarakisht, por se edhe po përpiqen të shkatërrojnë qytete dhe fshatra.

Më herët, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Rusia po e zhvendos luftën në Ukrainë “në një tjetër stad”, duke bërë sulme ndaj civilëve dhe qyteteve, si reagim ndaj një vendimi rishtazi të vendeve të NATO-s për të dërguar armatime të avancuara në Ukrainë, për të mbështetur përpjekjet e saj në këtë luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit