Një grua skoceze i krijoi gazetarit të transmetimit të drejtpërdrejtë një situatë të pazakontë kur ajo u përpoq t’i tregonte tatuazhin e saj në gjoks.
Gjithçka ka ndodhur teksa gazetari Tancredi Palmeri ishte në transmetim në kanalin SportItalia dhe po fliste për “dritaren” e transfertave.
Në një moment, siç shihet në videon që ai ka postuar në twitter dy tifozë të skuadrës suedeze, Hearts i afrohen dhe i folasin.
“A dini për Zemrën e Midlothian?” gruaja më pas e pyeti gazetarin, pasi Hearts kishte mposhtur Hibernian 3-0 më herët.
Kur gazetarja iu përgjigj “po”, atëherë gruaja u përpoq t’i tregonte tatuazhin.
Gazetari menjëherë e kap paniku pasi pamje të tilla duhen parandaluar pasi ishin në transmetim live. Palmeri menjëherë reagon duke u munduar të mbulojë pamjen e gjoksit duke nxjerrë dorën për të parandaluar transmetimin.
“Kur një fanse bjonde e Hearts of Midlothian hyn në live-in tënd dhe dëshiron t’i tregojë gjithë Italisë krenarinë e saj nga thellësia e zemrës. Ajo do të thoshte nga thellësia e gjoksit”, shkruan gazetarja italiane në postimin e videos përkatëse.
Tatuazhi lexonte “5-1 Hearts” dhe iu referua fitores së ekipit në finalen e Kupës Skoceze 2012.









