Të paktën 37 besimtarë janë vrarë dhe rreth 150 të tjerë janë plagosur në një sulm që dëshmitarët thanë se ishte një sulm vetëvrasës brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit.
Dëshmitarët okularë i thanë Radio Mashaal se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë derisa besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë më 30 janar.
Dhjetëra të plagosur u transferuan në spitalet përreth, tha një oficer policie. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike, tha ai, duke shtuar numri i të vdekurve mund të rritet.
Një zyrtar i spitalit tha se 10 deri në 15 persona janë në gjendje kritike.
Sipas Associated Press të paktën 150 persona ishin duke marrë pjesë në lutje kur ndodhi shpërthimi, megjithëse burime të tjera thanë se numri i besimtarëve në xhami ishte rreth 260 persona.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.
Talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.
Kryeministri Shahbaz Sharif dënoi sulmi dhe tha se do të ndërmerren “veprime të rrepta” kundër atyre që e kanë kryer atë./rel