Ivan Gvozdenovic, trajneri i AF Elbasanit, është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në “Abissnet Superiore”.
Trofeu iu dorëzua nga Alban Tafaj para ndeshjes me Dinamo City, pas formës së mirë të ekipit që përfshiu fitore ndaj Tiranës dhe Flamurtarit dhe një barazim me Egnatian, duke e vendosur Elbasanin ndër pretendentët kryesorë të kampionatit.









