-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Diplomati suedez: Propozimi? Marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Kryesoret

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë Carl Bildt e ka cilësuar “ofertë të mirë” propozimin evropian  për normalizimin e marrëdhenieve Kosovë- Serbi.

Ai komentoi postimin e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi i cili kishte cituar qëndrimin e përfaqësuesit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke u shprehur “nënshkruani marrëveshjen ose përballuni me pasoja”.

Sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga BE-ja do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara. Ai thotë se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërën nga dy vendet.

“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani.

Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse.

Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai në “Twitter”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit