-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fondacioni gjerman publikon projekt statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe

Kryesoret

Fondacioni gjerman Friedrich-Ebert, publikoi të hënën një projekt statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, sipas të cilit ky mekanizëm duhet të themelohet në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Drejtuesi i këtij fondacioni në Kosovë, Rene Schlee tha se projekti ka për qëllim të lehtësojë diskutimin publik mbi asociacionin.

 

Në bazë të këtij propozimi Asociacioni duhet të ketë simbolin e vet zyrtar, stemën dhe flamurin, të cilat do të vendosen nga bordi i asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës.

Në propozim theksohet se Asociacioni do të ketë kuvendin e vet, presidentin, zëvendëspresidentin, këshillin dhe bordin e tij si dhe një zyrë për ankesa.

Projekt statuti i Asociacionit u publikua një ditë para një takimi të organizuar nga ambasada amerikane në Prishtinë me përfaqësues të institucioneve, partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar këtë çështje.

Diplomatët kanë vënë theksin te marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është pika më e vështirë e marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe u nënshkrua për herë të parë në Bruksel në vitin 2013, ndërsa marrëveshja për parimet e themelimit të tij u nënshkrua dy vjet më pas më 2015.

Kryeministri i Kosovës, tha se propozimi evropian është bazë e mirë për diskutime rreth një marrëveshjeje që duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë, por jo asociacionin në qendër.

Në Beograd presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Serbia do të përballej me pasoja të rënda nëse nuk do ta pranonte propozimin që sipas tij është shndërruar në kuadër të ri negociues të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit