Një grup deputetësh nga dy krahët, PS dhe PD po zhvillojnë një vizitë në Londër, ku mes të tjerëve kanë takuar edhe disa emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej vitesh në ishull.
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili mban dhe drejtimin e grupit të Partisë Demokratike është fotografuar me kolegët socialistë dhe demokratë. Në krah të Alibeajt ishte deputeti socialist, Pandeli Majko.
Në Britaninë mike, në Londër… Me miq të mirë nga Hasi dhe me shumë!
Po i japim lirinë njëri-tjetrit, që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi… pic.twitter.com/QqGKbnEKU2— Pandeli Majko (@PandeliMajko) January 30, 2023
Po ashtu të pranishëm në tryezë ishin edhe deputetët e qarkut të Dibrës, Lavdrim Krashi i PS-së dhe Kreshnik Çollaku i PD-së, si dhe drejtues të PS në diasporë në një tryezë ku nuk kanë munguar birrat.
Fotot e publikuar janë disa duke bërë xhiron e rrjetit. “Në Britaninë mike, në Londër… Me miq të mirë nga Hasi dhe me shumë! Po i japim lirinë njëri-tjetrit, që të jemi ata që po mësojmë të bëhemi…” shprehet Pandeli Majko.