Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani dëshmoi sot për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Posaçme për një çështje që lidhet me privatizimin e një ndërtese.
Kallëzimi është bërë në muajin shtator 2022 nga një grup ish-pronarësh të tokës ku ndodhet një ish-furrë buke në Tiranë. Ata pretendojnë se e kanë fituar të drejtën e tokës jo vetëm me vendim të AKKP, por edhe me vendim gjykate të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.
Nga ana tjetër, disa ministri, përfshirë dhe Ministrinë e Financave, janë përfshirë në një procedurë ankandi të privatizimit të objektit dhe tokës. Këtë procedurë e ka fituar një subjekt tjetër dhe jo pronarët e tokës.
Pas kallëzimit të palës tjetër, Cani është paraqitur për t’u pyetur. Pasi doli nga SPAK ai nuk pranoi të fliste për këtë dosje duke thënë se “është sekret hetimor” tha Cani.
Cani mbi 2 orë në SPAK: Sekret! Po Ahmetaj? Pyesni Ramën, gati të them të vërtetën