Sot është firmosur marrëveshja finale për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” që ka shkaktuar shumë debate, akuza dhe padi në Tiranë.
Kjo ishte firma përfundimtare që i hap rrugën nisjes së punës. Kryeministri Edi Rama se ky është projekti më i madh jo vetëm në Shqipëri, por në rajon me investim 2 miliardë Euro. Ai siguroi skeptikët se procesi nuk ka asgjë nën rrogoz.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” është finalizimi i një rruge të gjatë pune voluminoze, në aspektin tekniko-ligjor, me një investitor të madh strategjik prestigji i të cilit është botërisht i njohur.
Gati me të gjitha tanimë për projektin më të rëndësishëm turistik, investimi më i madh i huaj në historinë tonë dhe ndoshta të rajonit, i cili do të transformojë rrënjësisht Durrësin, duke e vendosur në radhën kryesore të destinacioneve turistike në Mesdhe, me një impakt të thellë ekonomik jo vetëm për qytetin bregdetar po për të gjithë vendin” tha ai.
Ministrja Belinda Balluku tha se për projektin ka pasur shumë kërkesa për blerje apartamentesh nga shqiptarë dhe të huaj.