Kur hyri në “Big Brother Vip” ai ishte një “i panjohur” në rrjetet sociale, ndërsa sot akoma pa kaluar një muaj numëron mbi 350K ndjekës në Instagram.
Sigurisht Luizi nuk e ka idenë e popullaritetit që ka krijuar jashtë shtëpisë, mirëpo personi që menaxhon llogarinë e tij në Instagram çdo ditë përballet me një lumë ndjekësish që shtohet çdo herë e më shumë.
Në rrjet thuhet vazhdimisht që këngëtari është në një lidhje jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me një vajzë që quhet Jurgena, me të cilën vetë Luizi komunikoi më herët nga ekrani për profilin e tij në Instagram.
E njëjta vajzë fshihet edhe pas llogarisë së tij në rrjetin social. Ndonëse kjo është akoma në stadin e thashethemeve dhe asgjë nuk dihet me saktësi.