Portieri gjerman, Manuel Neuer theu këmbën gjatë skijimit pas Kupës së Botës në Katar.
2 muaj pas incidentit Bild publikoi detaje të reja të aksidentit të 36-vjeçarit.
Neuer mund të ishte shumë më keq duke pasur parasysh se ishte një frakturë e hapur e fibulës, e cila i shkaktoi gjakderdhje të madhe.
Ai ishte me fat që helikopteri i emergjencës ndodhej pranë resortit të skijimit ku mbeti i plagosur dhe për këtë arsye arriti shumë shpejt në sallën e operacionit.
Kështu u evituan komplikacionet e mundshme dhe ënjtjet dhe portieri i njohur është ende në rehabilitim, të cilin po e vazhdon mirë.
Neuer u përball me shumë kritika pas dëmtimit të rëndë. Një prej tyre ia dërgoi ish-lojtari i Bayernit, Markus Babbel, i cili e akuzoi për joprofesionalizëm.
“Së pari, i uroj një shërim të shpejtë. Fatkeqësisht, ka qenë pjesë e fotos javët e fundit. Nuk e kam të qartë se si ndodhi. Të gjithë e dinë se sa i rrezikshëm mund të jetë skijimi”.
“Kontratat e lojtarëve shpesh përfshijnë një klauzolë që e ndalon nga sportet e caktuara, duke përfshirë edhe skijimin në kushte të vështira. Prandaj u befasova shumë. Nëse do të ishte e rregulluar me kontratë, atëherë nuk e kuptoj fare. Do të prisja më shumë profesionalizëm prej tij”, kishte thënë Babbel.